DYLON

Pacolli: PAN-i po e shkel Kushtetutën me bojkotin e saj

Pacolli: PAN-i po e shkel Kushtetutën me bojkotin e saj
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma), po e shkelë Kushtetutën e vendit me bojkot.

“Nëse do t’ i referohemi vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, PO, e ka shkelur. Lexoni përshembull Rastin nr. KO 29/2011, pikat 79, 80, 81, 82, 83 dhe 84. Në këtë vendim argumentohet mbi bazën e Kushtetutës, rregullores së Kuvendit pse deputeti duhet të marrë pjesë në seancat plenare dhe se mospërmbushja e këtij detyrimi, është shkelje e kushtetutës”, ka shkruar Pacolli.

Ja postimi i plotë i tij i plotë:

EkoHigjiena

PAN, po e shkel Kushtetutën me bojkotin e saj

A po e shkel Kushtetutën PAN-i, me bojkotin e vet të zgjatur të seancave parlamentare?

Nëse do t’ i referohemi vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, PO, e ka shkelur. Lexoni përshembull Rastin nr. KO 29/2011, pikat 79, 80, 81, 82, 83 dhe 84. Në këtë vendim argumentohet mbi bazën e Kushtetutës, rregullores së Kuvendit pse deputeti duhet të marrë pjesë në seancat plenare dhe se mospërmbushja e këtij detyrimi, është shkelje e kushtetutës.

Pse e bën PAN-i këtë? A nuk është Kushtetuta e barabartë për të gjithë? Kjo situatë, na çon sërish në përfundimin se Gjykata Kushtetuese, e përdorur politikisht, nuk ka kurrfarë autoriteti. Kriza e sotme në Kosovë e ka një kapak gjoja kushtetues, që e ka nxitur atë. Çuditërisht tek ne, është Gjykata Kushtetuese që e thirrur për t’i zgjidhur krizat, i ka thelluar ato. Dhe ka krijuar pretekste për kriza të reja.

Për shembull, vendimi për ndërprerjen e mandatit tim në mars 2011 ishte ndërhyrje në veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës; vendimi për mosndërprerjen e mandatit të zonjës Jahjaga në korrik 2012, shkeli një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit nga populli dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, vendimi për mandatarin e krijimit të qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në korrik 2014, krijon pretekste për kriza të reja.

Ata që në këto 3 raste e përdorën Gjykatën Kushtetuese, sot as nuk duan ta përfillin vendimin e saj që e dënon bojkotin e seancave si antikushtetues. Keq valla !!!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.