DYLON

Komuna e Kamenicës pjesë e konferencës përfundimtare të Programit ROMACTED II, shpërblehet me mirënjohje nga Këshilli i Evropës

Komuna e Kamenicës pjesë e konferencës përfundimtare të Programit ROMACTED II, shpërblehet me mirënjohje nga Këshilli i Evropës
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës është duke marr pjesë në konferencën përfundimtare të Programit ROMACTED II të Këshillit të Evropës me temën: “Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të Romëve në nivel lokal”, që po mbahet në Stamboll, Turqi, nga data 11 deri më 13 dhjetor 2024.

Nazmije Demolli-Kastrati, Koordinatore e NJKDNJ-së dhe person kontaktues ndërmjet Komunës dhe Këshillit të Evropë, e cila është duke e përfaqësuar Kamenicën, në fjalën e saj ka përmendur projektet kryesore që Komuna ka realizuar në kuadër të Programit ROMACTED II, si: organizimi i Ditës Ndërkombëtare të Romëve, një ngjarje e pasur me aktivitete kulturore dhe artistike, që ka ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit për sfidat e komunitetit rom, hapja e një lulishteje iniciativë biznesore e realizuar nga dy vajza të reja nga komuniteti rom, që u mbështet nga Këshilli i Evropës dhe Komuna e Kamenicës, gjë kjo e cila shënoi një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit ekonomik të këtij komuniteti.

EkoHigjiena

Ajo theksoi se këto projekte kanë ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e përfshirjes sociale dhe fuqizimin e komunitetit rom, duke dëshmuar përkushtimin e Komunës së Kamenicës për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Në fund të fjalës së saj, Koordinatorja Demolli-Kastrati falënderoi Këshillin e Evropës për këtë program.

“Në emër të Komunës së Kamenicës, falënderoj Këshillin e Evropës dhe Programin ROMACTED II për mbështetjen që na kanë dhënë si komunë, mbështetje që ka ndikuar drejtpërdrejt në fuqizimin e komunitetit rom, për të cilën jemi jashtëzakonisht mirënjohës. Një falënderim i veçantë shkon për znj. Sakibe Jashari, Koordinatore e Projektit, për përkushtimin dhe mbështetjen e saj të jashtëzakonshme në realizimin e këtyre projekteve. Ju faleminderit”, ka shtuar ajo.

Gjatë konferencës, Këshilli i Evropës ndau një mirënjohje falënderimi për Komunën e Kamenicës për angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive në zbatimin e Programit ROMACTED II. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.