DYLON

Në Pozheran fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës “Rexhep Pira”

Në Pozheran fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës “Rexhep Pira”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Pozheranin për të parë nga afër punimet që kanë filluar në asfaltimin e rrugës “Rexhep Pira”.

Me këtë rast ai është takuar edhe me banorë të këtij lokaliteti.

“Pozheranasit e kanë falënderuan kryetarin Haliti për këtë projekt infrastrukturor cili po realizohet në këtë lokalitet me mjete vetanake të komunës së Vitisë dhe atë në kuadër të projektit për asfaltimin e rrugëve rurale”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Ndërkaq kryetari Haliti bëri me dije se institucionet komunale të Vitisë mbesin të përkushtuar që të investohet në të gjitha lokalitetet e kësaj komune e në veçanti në projekte që prekin interesin e shoqërisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.