Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një postimi në profilin e saj, ka shprehur ngushëllimet e saja lidhur me vdekjen e ish-kryeministrit kosovar, Bajram Rexhepi.
“E kam pas nderin ta takoj gjatë rrugëtimit tim profesional dhe kënaqësinë ta njoh personalisht përgjatë filleve të vështira të shtetndërtimit të Kosovës dhe këtyre viteve sfiduese për të gjithë ne”, ka shkruar ajo.
Sot me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, zotëri Bajram Rexhepit.
E kam pasë nderin ta takoj gjatë rrugëtimit tim profesional dhe kënaqësinë ta njoh personalisht përgjatë filleve të vështira të shtetndërtimit të Kosovës dhe këtyre viteve sfiduese për të gjithë ne.
Ngushëllime familjes Rexhepi. Humbja juaj është humbje për të gjithë ne.