DYLON

Kryetari Haziri ngushëllon familjen Dermaku me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Rektorit, Arben Dermaku

Kryetari Haziri ngushëllon familjen Dermaku me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Rektorit, Arben Dermaku
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Arben Dërmaku, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dermaku. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Dërmaku,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të intelektualit të shquar e profesorit universitar, Arben Dërmaku.

EkoHigjiena

Prof. Dr. Arben Dërmakun do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën akademike, në veçanti, për kontributin në themelimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, duke qenë rektori i parë i këtij institucioni të krenarisë.

Familje e nderuar Dermaku, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ngushëllime edhe kolegëve profesorë të Universitetit “Kadri Zeka” dhe Universitetit “Hasan Prishtina”, studentëve, miqve e farefisit.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.