DYLON

Mbahet marshi sensibilizues “Zbulimi i hershëm-mbijetesë”

Mbahet marshi sensibilizues “Zbulimi i hershëm-mbijetesë”
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur marshi me moton “Zbulimi i hershëm-mbijetesë”, në kuadër të “Muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”.

Në këtë marsh kanë marr pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eurona Hoda, Drejtori i QKMF-së, Latif Sylaj, përfaqësues nga Ambasada Japoneze, dhe qytetarë të Kamenicës.

EkoHigjiena

I pari i komunës duke falënderuar pjesëmarrësit që iu kanë bashkuar këtij marshi ka thënë se kontrollat e vazhdueshme janë shumë të rëndësishme për këtë sëmundje.

“Ne inkurajojmë që të bëhen kontrolle të vazhdueshme pasi që zbulimi i hershëm është mbijetesë. Po ashtu këtë muaj kontrollet mamografike janë falas, kjo edhe një arsye më shumë që të mos e anshkaloni këtë sëmundje”, ka thënë ai.

Ndërsa ish- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se Kamenica është zgjedhur komunë përfituese e mamografit. andaj sipas saj është e rëndësishme që të mos anashkalohen këto kontrolle.

Po ashtu sot është mbajtur edhe një takim me pacientët dhe personelin mjekësorë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kamenicë lidhur me rëndësinë e kontrolleve mamografike.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.