Policia e Kosovës pas një pune operative ka arrestuar të dyshuari, shtetas i Kosovës, pasi që i njëjti në periudhën kohore Janar-Mars 2017 përmes rrjetit social ,,Facebook’’, nga viktima, shtetas i Kosovës që punon në Zvicër, në mënyrë sistematike ka kërkuar që t’i dërgoj para, duke e shantazhuar se nëse nuk i dërgon paratë e kërkuara do i publikojë apo do t’ua dërgon familjarëve të tij, bisedat me përmbajtje erotike të cilat viktima dhe i dyshuari i kishin zhvilluar në rrjetin social.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se nga hetimet e zhvilluara mësohet se i dyshuari fillimisht kishte hapur një llogari të rreme në “Facebook” në emër të një femre.
Hashani tha se në atë llogari kishte postuar fotografi të një femre dhe pasi kishte vendos kontakt me viktimën nga i cili edhe kishte arrit që të merr edhe foto personale, kishte filluar ta shantazhoj duke i kërkuar para.
“Me qëllim të ruajtjes së imazhit dhe i ndodhur nën presion, viktima disa herë i kishte dërguar para nga Zvicra të dyshuarit përmes bankës “Western Union”. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur zëdhënësi Hashani.