DYLON

Hyseni: Mbi 1 mijë e 500 fermerë marrin mbështetje nga komuna

Hyseni: Mbi 1 mijë e 500 fermerë marrin mbështetje nga komuna
Avatar photo Redaksia

Kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të “Javës së Bujqësisë” në Komunën e Gjilanit, ku kryetari Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Bujqësi, Bajram Isufin, kanë vizituar fermerin Sead Rahimi nga fshati Malishevë.

I pari i Gjilanit, tregon se “Java e Bujqësisë” ka vazhduar te fermeri Sead Rahimi nga Malisheva, i cili është një nga 30 përfituesit e paneleve solare me kapacitet prej 3.6kW.

EkoHigjiena

Sipas kryetarit të komunës, mbështetja e fermerëve përmes paneleve solare për herë të parë në komunën tonë, ka dhënë një efekt të jashtëzakonshëm duke ulur kostot e operimit dhe mirëmbajtjes.

“Gjatë vitit 2023, nga buxheti total prej rreth 1.5 milionë eurove në sektorin e bujqësisë kanë përfituar mbi 1500 fermerë apo më shumë se 2/3 e totalit të fermerëve të komunës tonë”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.