DYLON

Viti-Tërpezë: Të miturit i gjendet në posedim të substancave narkotike

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Hetuesit e Stacionit policor të Vitisë, kanë ndalur një autobus lokal dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari  (i mitur) i moshës 16 vjeçare kanë gjetur 1 qese me substancë narkotike.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë intervistimit verbal i njëjti pohon se substancën narkotike e kishte blere nga një person tjetër, pastaj që të dy personat janë sjellë në lokalet e Stacionit Policor në Gjilan, ku njësitet Anti Drogë nga shtabi qendror e kanë marrë rastin.

Hashani tha se në bazë të testit fushor është bërë matja e substancës narkotike e llojit marihuanë, e cila ka peshuar 23,2 gram

EkoHigjiena

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari i parë (i mituri) ndalohet për 24 h, ndërsa për te dyshuarin e dytë i moshës madhore caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.