Arrestohet për kontrabandim të mallravefotoilustrim

Arrestohet për kontrabandim të mallrave

Policia e Kosovës në Viti përmes rrugëve operative është njoftuar se në rrugën Viti –Drobesh janë duke lëvizur dy automjete kombi me targa 01 të cilat dyshohen të jenë duke kontrabanduar mallra.

Patrulla policore ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të lokalizojë vendin se ku ndodhen dy automjetet e dyshuara me mallra të kontrabanduara.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se me urdhër te gjyqtarit të procedurës paraprake patrulla ka hyre ne oborrin e shtëpisë së të dyshuarit Shqiptar shtetas i Kosovës me banim në këtë fshat.

Gjatë kontrollit të mjeteve janë gjetur:
80 x 25 kg thasë qumësht pluhur,
6 thasë material tekstili
25 thasë fara luledielli dhe fara kungulli
30 thasë me qese plastike (bërlloku).

“I dyshuari është arrestuar nga polica dhe është sjelle ne stacionin policor në Viti, ndërsa dy automjetet me mallra të kontrabanduara me një vlerë të konsiderueshme janë konfiskuar”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, njësitet Kufitare, Rajoni Lindje të cilët tutje procedojnë me rast.

KOMENTE