Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e marsit, në kuadrin e kualifikueseve të “Euro 2020”.
Me tri prurje të reja; Maximilian Eggestein, Niklas Stark dhe Lukas Klostermann, por pa heroin e Kupës së Botës 2014, Mario Gotze, kombëtarja gjermane e futbollit na prezantohet për herë të parë në këtë vit kalendarik.
Ndërsa edhe Portugalia ka risi, duke publikuar listën me 25 lojtarët që do të jenë në dispozicion për ndeshjet kundër Ukrainës, më 22 mars në Portugali dhe për transfertën ndaj Serbisë tre ditë më vonë.
Ajo cfarë vlen të theksohet është rikthimi i Ronaldos në kombëtare, duke ditur që sulmuesi i Juventusit nuk luan prej 30 qershorit të vitit 2018, që ishte ndeshja kundër Uruguait në Kupën e Botës.
Edhe trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka publikuar listën e të grumbulluarve për dy sfidat në kuadër të kualifikimeve të Europianit 2020.
Cfarë bie në sy janë pesë emra të rinj duke filluar nga Fabian Ruiz, Canales, Jaime Mata, Parejo dhe Munian.