DYLON

Rreshteri i Policisë së Kosovës, kampioni Anton Cena, i sjellë Republikës sonë tri medalje nga Spanja

Rreshteri i Policisë së Kosovës, kampioni Anton Cena, i sjellë Republikës sonë tri medalje nga Spanja
Avatar photo Redaksia

Rreshteri i Policisë së Kosovës, kampioni Anton Cena, i sjellë Republikës sonë tri medalje nga Spanja.

Në Torrevieja të Spanjes sot kanē përfunduar garat në disciplinat e sporteve luftarake në lojrat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrëfikës.

EkoHigjiena

Rreshteri policor nga Policia e Republikës së Kosovës Anton Cena në fund të garës për të katërtën herë ka marr titullin Kampion Evropian.

Rreshteri CENA pos disciplinës në xhudo arriti që të bëhet i pari edhe në Brazilien Ju-Jitsu (BJJ) me judogi (rroba të xhudos) dhe një dicsciplinë tjetër.

Pra, Kampioni i katërfisht yni, Anton Cena, Republikës së Kosovës dhe Policisë së saj ia solli tri (3) medalje; dy të arta dhe një të argjendtë.

Pasnesër, Rreshteri Cena pritet të garojë në disciplinën e notit 2000 m, në ujë të hapur dhe Policia e Kosovës i uron kampionit sukseset e radhës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.