Gjermania po përgatit një ligj për mbrojtjen e insekteve që parashikon ulje të përdorimit të pesticideve deri tek fondet kushtuar hulumtimeve mbi këtë çështje, njoftoi sot Ministria e Mjedisit.
Rreth gjysma e llojeve të insekteve, të rëndësishme si për ekosistemet ashtu dhe për ekonominë po zhduken në mënyrë të shpejtë në mbarë globin, ngre alarmin një studim.
Plani i veprimit për mbrojtjen e insekteve, që agjencia DPA ka mundur të konsultojë, parashikon një fond vjetor prej 100 milionë euro, përfshirë 25 milionë kushtuar për kërkime.