DYLON

Vranovci analizon rritjen e pagës minimale, thotë se pësojnë ndryshime pesë ligje të tjera

Vranovci analizon rritjen e pagës minimale, thotë se pësojnë ndryshime pesë ligje të tjera
Avatar photo Redaksia

Nga: Arsim Vranovci /anëtar i shoqatës evropiane të avokatëve/

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin Nr.08/L-142 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Përmes këtij ligji, pësojnë ndryshime/plotësime 5 ligje të tjera, përfshirë Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale dhe Ligjin e Punës që ndërlidhet me procesin e caktimit të pagës minimale.

EkoHigjiena

Sa i përket tatimit në të ardhurat personale, për të ardhurat deri në shumën vjetore prej 3000 EUR, ngarkesa tatimore do të jetë 0%, gjë që i bie paga mujore mund të jetë deri në 250 Euro. Këtu duket se kemi një mos-përputhje mes këtij ligji të miratuar dhe Vendimit të Qeverisë për caktimin e pagës minimale prej 350 Euro. Ligji në aspektin të hierarkisë juridike është mbi vendimin, pra nuk është e qartë si mundet qeveria ta zbatojë një Vendim të tillë.

Caktimi i pagës minimale është kompetencë e Qeverisë, e cila ka vendosur për pagën minimale sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko Social, ndërsa ky ligji i ri e sjellë një risi, propozimin për përcaktimin e pagës minimale mund ta bëj edhe Ministri përgjegjës për Financa në mungesë të propozimit nga Këshilli Ekonomiko Social pas informimit të tij për këtë.

Rritja e pagës minimale nga ana e Qeverisë vjen si përgjigje kundrejt rritjes së kostos jetësore si pasojë e inflacionit në nivel global që nga pandemia dhe shumë shtete kanë ndërmarrë masa për adresimin e pasojave në ekonomi për nxitur rritjen ekonomike dhe lehtësimin e përballimit të kostos së jetës për qytetarët, sidomos ata që janë prekur më shumë nga rënia e fuqisë blerëse. Mbetemi me shpresë që të jetë e implementueshme si një stimulim ekonominë në përgjithësi  dhe për tregun e punës në veçanti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.