Gjatë kësaj jave, Danisch Farooqi e organizoi një protestë nga familjet e personave që gjenden në Siri. Besohet që kjo është protesta e parë e këtij lloji në Gjermani.
Protestuesit kërkuan nga ministria e jashtme gjermane që të marrë më shumë masa për riatdhesimin e qytetarëve të saj, e sidomos fëmijëve.
Gjermania nuk është shteti i vetëm që po përballet me këtë problem. Mijëra gra dhe burra nga shumë vende të Evropës i janë bashkuar ISIS-it. Franca, Britania e Madhe dhe disa shtete tjera po përpiqen të gjejnë mënyra për t’i trajtuar njerëzit e kthyer nga Siria.
Humbja e ISIS-it ka bërë që dhjetëra mijëra njerëz të përfshirë në konflikt të ngujohen në kampet e kontrolluara nga kurdët në veri të Sirisë. Në anën tjetër, qeveria gjermane është treguar e ngadalshme gjatë riatdhesimit të qytetarëve të saj.