Sioni ka arritur të marr një fitore të madhe me rezultat 3-1 në udhëtim te Xamaxi në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superligën e Zvicrës.
Më meritori në këtë fitore të mysafirëve padyshim se ishte ylli shqiptar, Pajtim Kasami, i cili shënoi dy gola.
Kasami u tregua vendimtar në minutën e 57-të duke shënuar për 2-1 pas asistimit të shqiptarit tjetër, Ermir Lenjani.
Shqiptari nga Maqedonia nuk u ndal me kaq pasi në minutën e 70-të shënoi golin e dytë personal dhe të fitores 3-1 për Sionin.
Me këto dy gola, Kasami arrin në kuotën e katër të tillëve këtë sezon në Superligën e Zvicrës, ndërsa dy tjerë ka shënuar në Kupë.
Në anën tjetër, me këtë fitore Sioni kap pozitën e parë në tabelë me 16 pikë.