DYLON

Haliti: Vitia ka krijuar kushte për ambient biznesi, e gatshme të pres investitorë

Haliti: Vitia ka krijuar kushte për ambient biznesi, e gatshme të pres investitorë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në konferencën e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, me president Fehmi Fetahun, prej të cilit edhe ka marrë ftesën dhe e cila ishte e organizuar po nga ky rrjet, ka njoftuar kreu i kësaj komune.

Sipas tij, në këtë ngjarje ishin prezent shumë afaristë e biznese nga të gjitha trojet shqiptare dhe personalitete nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosovës Lindore .

EkoHigjiena

“Gjatë ekspozeut tim ritheksova të arriturat e Komunës së Vitisë në krijimin e kushteve për ambient biznesi, në veçanti krijimin e Parkut Industrial i cili tashmë është i gatshëm të presë investitorët”,  ka thënë kryetari  Haliti, që ka falënderuar organizatorin, Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, me president Fehmi Fetahun. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.