DYLON

Me aktivitete të shumta po vazhdon vizita studimore e delegacionit të UKZ-së në Zvicër

Me aktivitete të shumta po vazhdon vizita studimore e delegacionit të UKZ-së në Zvicër
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku,  prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe disa studentë të UKZ-së  të cilët janë duke qëndruar për një vizitë studimore një javore në  Zvicrë, kanë zhvilluar aktivitete dhe vizita të ndryshme studimore.

Kështu Rektori Dërmaku dhe prorektori Leka si dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të UKZ-së, kanë vizituar Universitetin e Luzernit, respektivisht degën e Shkencave Kompjuterike.

EkoHigjiena

Në këtë takim Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku takoi Dekanin e Shkencave Kompjuterike, Prof. Dr. René Hüsler, me të cilin diskutuan shumë mundësi të bashkëpunimit mes dy institucioneve, UKZ dhe Universitetit të Luzernit, ku ndër të tjera u bisedua organizimi i një shkolle verore, krijimi i programeve të përbashkëta me diplomë të dyfishtë, e gjithashtu edhe për mobilitetin sikurse me Universitetin PH Zug.

Poshtu vizitë është zhvilluar edhe në disa laboratorë e njëkohësisht studentët e UKZ-së së FSHK-së kanë parë nga afër mënyrën e ligjërimit aty.

Derisa studentët e Fakultetit të Edukimit të UKZ kanë vizituar shkolla të ndryshme në Zug, për të parë se si zhvillohet atje procesi mësimor.

Ndërsa studentët e Fakultetit Juridik të UKZ-së që janë pjesë e kësaj vizite studimore në Zvicër, vizituan Universitetin e Cyrihut, respektivisht Fakultetin Juridik.

Këto vizita për studentët e UKZ-së janë një kapitull të ri në jetën e tyre studentore, sepse siç thonë ata, nga mundësia që Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan  u ka dhënë për të vizituar universitetet zvicerane, tanimë janë gati për të sfiduar veten dhe për të kontribuar në rrugën e tyre të arsimit dhe zhvillimit personal e profesional. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.