DYLON

Mërgata në Zvicër urë lidhëse mes dy vendeve

Mërgata në Zvicër urë lidhëse mes dy vendeve
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, të cilit i shprehu mirëseardhje në Kosovë dhe urimet për pozitën e tij të re.

Ata biseduan mbi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe gatishmërinë e ndërsjellët për forcimin e tyre. U përmend roli i rëndësishëm i mërgatës sonë në Zvicër si urë lidhëse mes dy vendeve.

EkoHigjiena

Ambasadori Sprecher theksoi se ndihet i lumtur që ndodhet në Kosovë e që do kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës. Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës, përmes projekteve e iniciativave të ndryshme.

Pjesë e diskutimit ishin dhe temat mbi procesin e dialogut e zhvillimi ekonomik i vendit. Në lidhje me këtë të fundit, zëvendëskryeministri foli mbi indikatorët pozitivë ekonomikë të Kosovës dhe potencialin për rritje.

Ambasadori Sprecher në takim u shoqërua nga zëvendës ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Christoph Fuchs. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.