DYLON

Pjesëtarët e FSK-së morën pjesë në trajnimin për kërkim–shpëtim urban të mbajtur në Zvicër

Pjesëtarët e FSK-së morën pjesë në trajnimin për kërkim–shpëtim urban të mbajtur në Zvicër
Avatar photo Redaksia

“Përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca, pesë pjesëtarë të FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, me ftesë të Ekipit Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe me aprovimin e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, , bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.

Për pesë ditë me radhë zhvilluan trajnimin për kërkim-shpëtimi urban.

EkoHigjiena

“Pjesëtarët tanë të FSK-së edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi duke dëshmuar kësisoj potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston brenda QNTKSH për t’u shndërruar në Qendër të njohur ndërkombëtarisht në fushën e kërkim-shpëtimit, me Kosovën si shtet pritës”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.