Në kuadër të planit të punës, konkretisht planit të veprimit për organizimin dhe mobilizimin e stafit administrative për “Ditët e Diasporës”, Drejtoria Komunale e Administratës, ka shtuar kapacitetet për ofrim sa më efikas të shërbimeve ndaj qytetarëve, respektivisht mërgimtarëve që po kalojnë pushimet verore në vendlindje.
Drejtori i Administratës Isak Sadiku, është shprehur se për tu ofruar shërbime sa më cilësore e të shpejta mërgimtarëve që kërkojnë të pajisen me dokumente nga shërbimi i ofiqarisë, jemi mobilizuar që gjithçka ët shkoj mbarë.
Ai theksoi se në rast se kërkohet edhe shtimi i orarit të punës në këtë Drejtori, ata janë të gatshëm që të punojnë me orar shtesë.
Përndryshe, pavarësisht se një numër i madh i mërgimtarëve të komunës sonë po qëndrojnë në Kosovë, në shërbimin e ofiqarisë, puna është duke u zhvilluar normalisht dhe pa vonesa të theksuara. /2LONLINE.com/