DYLON

Gjeneral Rama vazhdon vizitën zyrtare në SHBA i pritur nga autoritete shumë të rëndësishme në Pentagon

Gjeneral Rama vazhdon vizitën zyrtare në SHBA i pritur nga autoritete shumë të rëndësishme në Pentagon
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës zyrtare dhe vazhdën e takimeve zyrtare në Pentagon, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman  Rama, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, z. Valdet Sadiku, është takuar edhe me Zv.Asistenten e Sekretarit te Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare për Rusi dhe Euro Azi, Dr. Laura Copper.

Në këtë takim, gjeneral Rama falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e madhe të dhënë nga SHBA për implementimin e planit të tranzicionit të FSK-së. Njëkohësisht, Gjeneral Rama njoftoi Dr. Cooper për zhvillimin dhe të arriturat e deritashme të FSK-së duke kërkuar mbështetjen edhe në të ardhmen  për pajisje, trajnime të avancuara në procesin e ngritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve të reja të FSK-së. Gjeneral Rama shprehu gatishmërinë e plotë që FSK të vazhdoj pjesëmarrjen në misione paqeruajtëse përkrahë ushtrisë amerikane për të dhënë kontributin e saj ne shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit global.

EkoHigjiena

Dr Cooper përgëzoi gjeneral Ramën për lidershipin e tij si dhe të arriturat e deritashme të FSK-së. Ajo përgëzoi Kosovën dhe FSK-në për zbarkimin në Kuvajt përkrahë ushtrisë amerikane. Njëherësh, Dr Cooper theksoi se do të jetë e përkushtuar që ShBA të jetë vazhdimisht në përkrahje dhe mbështetje të FSK-së në implementimin e planit të tranzicionit.

Gjeneral Rama gjithashtu në takim të ndarë u takua edhe me Zv.Drejtorin për Çështje Politiko-Ushtarake për Evrope, NATO dhe Rusi në Shtabin e Bashkuar në Pentagon, Kundëradmiralin Lewis. Në këtë takim Gjeneral Rama diskutoi për zhvillimin e FSK dhe zbarkimin e saj në Kuvajt si dhe shprehu gatishmërinë e FSK-së për të kontribuuar edhe në misione të tjera paqeruajtëse. Kundëradmirali Lewis përgëzoi Gjeneral Ramen për sukseset e FSK-së dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur FSK-në gjatë zhvillimit të kapaciteteve të saj. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.