Instituti për shëndet publik në Vrajë ka shpallur epideminë e morbillit apo fruthit në rrethin e Pçinjës në të cilën bëjnë pjesë edhe komuna e Bujanocit dhe Preshevës
“Numër më I madh është regjistruar në komunën e Surduilicës 127 raste, në Bujanoc 21 raste në Vladiçin Han 18 ndërsa në komunën e Preshevës 9 raste”, thuhet në njoftimin e Institutit, transmeton Titulli.com.
Sipas këtij isntitucioni që kontrollon gjendjen e epidemisë së fruthit në këtë rajon, shumica e pacientëve gjenden për trajtim nëpër shtëpitë e tyre.
Mjekët thonë se ekzistojnë sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër morbillit dhe luten pacientët e prekur të lajmërohen në stacionet shëndetësore më të afërta.
BURIMI: Titulli.com