DYLON

Valbona Haziri zgjedhët kryetare e Grupit të Grave në Viti

Valbona Haziri zgjedhët kryetare e Grupit të Grave në Viti
Avatar photo Redaksia

Grupi i Grave të Vitisë, ka mbajtur të premten mbledhjen e parë të legjislaturës e re. Gjatë kësaj mbledhje Valbona Haziri është zgjedhur kryetare e re e këtij grupi kurse zëvendës kryetare e saj u zgjodh Blerina Lubishtani.

Në këtë takim gjithashtu u bënë të ditur edhe emrat e anëtarëve të rijnë të këshillit të cilët përbëhen nga asamblistët e tanishëm të Kuvendit Komunal të Vitisë, por edhe një përfaqësuese nga shoqëria civil.

Të premten është mbajtur mbledhja e parë të Grupit të Grave të Vitisë, këtë mbledhje e ka udhëhequr ish kryetarja e këtij grupi, Dr. Xhilsime Qamili, ajo gjatë këtij takimi ka folur për aktivitetet e këtij grupi që janë zhvilluar në katër vitet e fundit.

EkoHigjiena

Dr. Qamili ka falënderuar të gjithë anëtarët e këtij grupi për kontributin e dhënë por edhe Institucionet komunale për mbështetjen e Grupit të Grave të Vitisë, në aktivitetet e mbajtura. Ajo tha se një falënderim të posaçëm shkon edhe për Misionin e OSBE-së në Kosovë, në veçanti për znj. Sadete Tërnava-Osmani e cila sipas saj ishte edhe nismëtare për formimin e këtij grupi në Viti.

Kurse në takim kanë marrë pjesë edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe Hasan Aliu, zv. Kryetari i Komunës së Vitisë të cilët po ashtu kanë falënderuar Dr. Qamili por edhe të gjithë anëtarët e deritanishëm të Grupit të Grave të Vitisë për punën e tyre.

Kryesuesi Pira premtoi se ai do të vazhdoj të mbështes punën vullnetare të tij grupi. Gjatë këtij takimi u Valbona Haziri u zgjodh, kryetare e Blerina Lubishtani zv. Kryetare e saj. Kurse Otoneta Tahiri u zgjodh zëdhënëse dhe procesmbajtëse e grupit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.