Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku ka shënuar një sukses historik për boksin kosovar, pasi i ka siguruar Kosovës medalje botërore, grupmosha për senior, pasi ka arrit të kualifikohet për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Postimi:
HISTORIKE – DONJETA SADIKU I SIGURON KOSOVËS MEDALJE BOTËRORE NË BOKS
Arritje madhështore. Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Boksierja jonë mundi Wu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg.
Sadiku do t’i sjell medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit, grupmosha për seniore.
I urojmë shumë fat dhe suksese në rrugën drejt medaljes së artë.
Krenar me ty!