DYLON

Nderohet me medalje e mirënjohje, ambasadori amerikan

Nderohet me medalje e mirënjohje, ambasadori amerikan
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën sot në takim lamtumirës ambasadorin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier.

Në prag të përfundimit të mandatit diplomatik, ministri Maqedonci e dekoroi ambasadorin Hovenier me Medaljen për Shërbim të Shquar.

EkoHigjiena

Në këtë takim të përzemërt, ministri Maqedonci me ambasadorin Hovenier biseduan për bashkëpunimet e frytshme të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Republikës së Kosovës, tradicionalisht dhe historikisht”, theksoi ministri Maqedonci me këtë rast.

Nga ana e tij, Gjenerallejtënant Jashari, duke ndarë mirënjohje të veçantë për ambasadorin Hovenier, theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe mbështetjes strategjike që ambasadori Hovenier ka dhënë për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm që ka ndihmuar në fuqizimin e kapaciteteve të FSK-së dhe në përmirësimin e aftësive të saj operacionale.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimin e FSK-së në të ardhmen si dhe për synimet e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake, duke u fokusuar në fushat e zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së dhe fushave tjera me interes të përbashkët.

Në këto takime, ambasadori Hovenier, falënderoi ministrin Maqedonci dhe Gjeneral Jasharin për bashkëpunimin, profesionalizmin dhe angazhimin e tyre në avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.