DYLON

FSK-ja pjesë e Konferencës Rajonale për Ngritjen e Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike

FSK-ja pjesë e Konferencës Rajonale për Ngritjen e Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike
Avatar photo Redaksia

Me ftesën e DCAF(Geneva Centre for Security Sector Governance) FSK me përfaqësues nga nga Sektori për Mbrojtje Kibernetike ka marr pjesë në Konferencën Rajonale për Ngritjen e Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike në kuadër të projektit “Qeverisja e mirë në sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga United Kingdom’s Government’s Foreign and Commonwealth Office (FCDO) dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike të Qeverisë së Malit të Zi mbajtur në Podgoricë.

Qëllimi i konferencës ka qenë shkëmbimi i praktikave, ideve dhe përvojave më të mira për të përmirësuar gatishmërinë kibernetike përmes trajnimit strategjik të ekspertëve të sigurisë kibernetike; zbatimin e praktikave më të mira në zhvillimin e kurseve të nivelit bachelor dhe master në fushën e sigurisë kibernetike; rëndësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës për ekspertët e sigurisë kibernetike dhe si të organizohet ushtrimi për siguri kibernetike në nivel vendi.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.