DYLON

Oda Amerikane u takua me Zëvendëssekretarin Amerikan të Shtetit, Richard Verma

Oda Amerikane u takua me Zëvendëssekretarin Amerikan të Shtetit, Richard Verma
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti Zëvendëssekretarin Amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, për të diskutuar forcimin e lidhjeve ekonomike dhe nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjellët ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Në takim morën pjesë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Alexander “Sasha” Kasanof dhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së Anu Prattipati.

EkoHigjiena

Takimi ishte një mundësi për anëtarët e Odës Amerikane që të diskutojnë lidhur me sfidat rregullative, tregtare dhe të investimeve duke eksploruar në të njëjtën kohë rrugët për një bashkëpunim më të thellë.

Oda Amerikane mbetet e përkushtuar për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve amerikane dhe palëve të interesuara ekonomike të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.