Stojanca Arsiq, nënkryetar i komunës së Bujanocit konsideron se jugu i Serbisë deri tanishme është përdorë për ta tërhequr vëmendjen nga marrëdhëniet e acaruara ndërmjet relacionit Beograd-Prishtinë-Tiranë.
Ai ftesën për mbajtjen e seancës së tre kuvendeve shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e ka vlerësuar si jo të rëndësishëm, transmeton Titulli.com.
“Ata mund të mbajnë seanca të tilla, por asnjëherë nuk mund të krijojnë paralele me “Zajednicën” e komunave serbe në Kosovë të cilat janë paraparë me marrëveshjen e Brukselit” ka thënë Arsiq për jugpres./Titulli.com/