DYLON

KV Drita – juniorët, kampione të Kosovës, ndërsa seniorët të parat në tabelë

KV Drita – juniorët, kampione të Kosovës, ndërsa seniorët të parat në tabelë
Avatar photo Redaksia

KV Drita – femrat, ekipi junior, kanë zhvilluar ndeshjen e fundit kampionale, duke shënuar fitore 3:0 në sete ndaj KV Prishtina Volej, e me këtë ndeshje përfunduan garat e rregullta, kështu KV Drita u shpall kampione e Kosovës për vitin 2017/2018 .

Kjo fitore e KV Drita, jo vetëm që i shtoi pikët në tabelë 41 sosh, po edhe vazhdoi serinë e fitoreve duke përfunduar kampionatin me pësimin e vetëm dy humbjeve.

Kryetrajneri i ekipit junior, Valon Zymberi, theksoi se të gjitha lojtaret bënë një paraqitje fantastike në këtë përballje, por edhe në gjithë ecurinë e kampionatit. Sipas trajnerit Zymberi, puna sistematike dhe serioziteti u shpaguan me medalje dhe kupë, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

“Mund të them se puna sistematike ka bërë që në katër vitet e fundit, tri herë të shpallemi kampion me junior. Gjithashtu, forma e mirë dhe angazhimi është reflektuar edhe në ekipin senior”, ka thënë Zymberi për 2LONLINE.

Por, vashat e KV Drita – juniorët nuk janë të vetmet që triumfojnë në këtë sport, pasi volejbollistet bardhë e kaltër, seniore, janë në rrugë të mbarë në të dyja frontet, edhe në garat kampionale edhe në Kupën e Kosovës.

Valon Zymberi, që në ekipin e senioreve është ndihmës trajner, tregon se KV.Drita, ka përkrahjen e tifozëve dhe sportdashësve gjilanas, duke u renditur si ekipi me më së shumti shikueshmëri si vendas. E këtë mbështetje nga tifozët “Intelektualët”, ai e kërkon edhe për të dielën.

Kjo përkrahje kërkohet, pasi në Palestrën “Bashkim Selishta” në Gjilan, KV.Drita takohet me KV Prishtina Volej, në kuadër të gjysmë finales së Play Off-it, ballafaqim që fillon nga ora 17:00. Aktualisht KV Drita, është në vendin e parë në renditjen tabelare me 37 pikë.

Përndryshe, vashat e KV Dritës do ta kenë edhe një përballje tjetër, po të rëndësishme, pasi që të enjten luajnë në finale të Kupës së Kosovës, me Kv.Kastrioti ndeshje kjo që luhet në Ferizaj, e ku gjilanasit shpresojnë në fitore.

/Elife Sherifi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.