Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi priti sot në takim Abasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport, takim i cili u zhvillua në frymën e mundësive të bashkëpunimit me ç’rast, Ibrahimi e njoftoi Ambasadorin për punën që po bën Asociacioni në përkrahjen e institucioneve të nivelit lokal si dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën në vazhdim.
Ambasadori Davenport e siguroi, Ibrahimi për përkrahje në zhvillim e aktiviteteve të AKK-së në çështje të interesit të përbashkët si dhe ofroi mundësi bashkëpunimi në të ardhmen në fushën e ngritjes së kapaciteteve komunale mbi qeverisjen lokale.
Ambasadori Davenport ka vënë theksin mbi rëndësinë jashtëzakonisht të madhe të bashkëpunimit me Asociacionin e Komunave të Kosovës. /2LONLINE/