DYLON

U themelua Kolegjiumi i Zyrtarëve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në komuna

U themelua Kolegjiumi i Zyrtarëve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në komuna
Avatar photo Redaksia

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) në bashkëpunim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP) kanë organizuar takimin e përbashkët me Zyrtarët Komunalë për Mbrojtjen e tê Dhënave Personale.

Në këtë takim, ku u konstitua edhe Kolegjiumi i Zyrtarëve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, fjalë rasti kanë mbajtur, Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së dhe Lumnije Demi – Drejtore e Përgjithshme e AIP-it.

EkoHigjiena

Zyrtarët Komunalë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në këtë takim kanë pasqyruar sfidat dhe pengesat gjatë angazhimit të tyre në mbrojtjen e të dhënave personale në harmoni me legjislacionin në fuqi.

Me rastin e konstituimit të këtij Kolegjiumi është zgjedhur edhe udhëheqia e Kolegjiumit, ku Kryesues është zgjedhur, Besnik Smakaj nga Komuna e Skenderajit, Zëvendëskryesuese Vlora Tafili nga Komuna e Klinës derisa në Kryesi janë zgjedhur Burim Elezi – Gjilan, Habibe Bytyçi – Suharekë, Ibrahim Hajdari – Drenas, Asdren Peci – Mitrovica e Veriut dhe Sava Simic – Novobërdë.

Kolegjiumi i sapoformuar me këtë rast ka aprovuar edhe Rregulloren e Punës së Kolegjiumit të Zyrtarëve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe ka orientuar draftin e Planit Vjetor të Punës.

Gjatë takimit të parë të Kolegjiumit është prezantuar edhe Manuali për Mbrojtjen e të Dhënave për Komunat nga ana e ekspertit lokal, Ardian Kryeziu që do të jetë ndihmesë për vetë Komunat në fushëveprimtarinë e tyre në këtë sektor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.