DYLON

AKK: Vonesa e shpërndarjes së teksteve mësimore nga MASHTI pamundëson fillimin e mbarë të vitit shkollor

AKK: Vonesa e shpërndarjes së teksteve mësimore nga MASHTI pamundëson fillimin e mbarë të vitit shkollor
Avatar photo Redaksia

“Kolegjiumi i Drejtorëve Komunal të Arsimit me shqetësim ka marrë lajmin e Ministrisë së Arsimit për çështjen e furnizimit me libra shkollor. Për Drejtoritë Komunale të Arsimit, është me rëndësi që mësimi të fillojë pa vonesa dhe viti i ri shkollor të gjejë nxënësit me libra. Ne jemi të bindur që propozim vendimi i MASHTI-it do të krijojë vonesa dhe humbje efektive të mësimit”, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Ministria e Arsimit nuk ka njoftuar Komunat për propozimet e reja dhe ato nuk kanë pasur paraprakisht asnjë njoftim zyrtar nga ana e Ministrisë.

EkoHigjiena

Gjithsesi, si gjithmonë, Komunat janë të gatshme të ndihmojnë Ministrinë në shpërndarjen e teksteve shkollore.

Për ne është e domosdoshme që Ministria e Arsimit të sigurojë sa më parë librat shkollor, që mësimi të fillojë në kohë, e që humbjet e orëve të mos përsëriten sikur vitin e kaluar.

Në të kundërtën, barrën e vonesave do ta bartin nxënësit në mësimnxënie e prindërit në financim të librave, thuhet në fund të komunikatës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.