DYLON

AKK: Komunat do ta dërgojnë ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme në gjykatën kushtetuese

AKK: Komunat do ta dërgojnë ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme në gjykatën kushtetuese
Avatar photo Redaksia

Ministria e Financave, Transfereve dhe e Punës (MFTP) mori vendim që ta ndryshoj Ligjin mbi Tatimin në Pronën e Palujatshme ku gjatë procesit të amandamentimit nuk konsultoi fare Komunat e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

M ëtej thuhet se kryetarët e Komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga niveli qendror që të konsultohet sa i përket amandamentimit të këtij ligji sepse ky ligj i prek në mënyrë të drejpërdrejtë buxhetet e Komunave.

EkoHigjiena

Pastaj, MFTP-ja e dërgoi për miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës këtë projekt ligj pa konsulta me Komunat. Qeveria e miratoi si të tillë dhe e procedoi për miratim në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

AKK-ja edhe në këtë rast ka kërkuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës që të ketë debat dhe konsultime me Komunat sa i përket këtij Projekt Ligji sepse ka të bëj me autonominë financiare të Komunave dhe i cili ligj ka impakt të drejpërdrejtë në buxhetet e tyre e së këndejmi edhe në projektet kapitale sepse tatimi në Pronë është e hyrë vetanake e Komunave.

As Parlamenti i Kosovës nuk e diskutoj këtë projekt ligj me Komunat dhe më procedura të përshpejtuara e miratoi edhe në lexim të dytë.

Në këtë ligj, në Kapitullin II / Falja e Tatimit në Pronë për vitin tatimor 2023 Neni 11/B thuhet që:

Pika 1. Shuma e faljes së Tatimit në Pronë për të gjithë tatimpaguesit lejohet deri në lartësinë e faturës së Tatimit në Pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro në pajtim me dispozitat e këtij kapitulli.

Pika 2. Vendimi për faljen e Tatimit në Pronë merret nga Kuvendi i Komunës i çdo komune më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, sipas kufizimit të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni.

Komunat e Republikës së Kosovës me miratimin e këtij ligji do humbasin me dhjetëra miliona euro dhe miratimi i këtij ligji pa konsulta paraprake me komunat e ka cenuar autonominë lokale financiare.

Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku thuhet që palët e autorizuara për ngritjen e rasteve në Gjykatë janë edhe Komunat, atëherë Bordi i AKK-së duke marë parasysh që komuna si Institucion shtetëror është e autorizuar që të kontestojë kushteturtshmërinë e ligjeve dhe akteve ligjore, i rekomandon komunat që ta dërgojnë këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e tij Kushtetues.

Duhet theksuar që me këtë Ligj janë cenuar rëndë përgjegjësitë komunale dhe se ky ligj ka ndikim të drejpërdrejtë në zvogëlimin e të hyrave të komunës, afektim në projektet kapitale dhe debalancim mes projeksioneve investuese dhe të hyrave vetanake, si të hyrat kryesore të pushtetit lokal, thuhet në  fund të njofitmit të AKK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.