DYLON

Memorandum Bashkëpunimi mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës

Memorandum Bashkëpunimi mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për të koordinuar aktivitetet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike. Ky memorandum synon harmonizimin e përgatitjes së politikave të sigurisë nga ana e Komunave, dhe zbatimin e tyre në praktikë, gjatë procesit të përpunimit të të dhënave personale, me rastin e ofrimit të shërbimeve përkatëse ndaj qytetarëve.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi do të mundësojë bashkëpunimin e ngushtë në zhvillimin e transparencës së Komunave, me theks të veçantë në publikimin proaktiv të dokumenteve publike si dhe garantimin e së drejtës për qasje në dokumente publike.

EkoHigjiena

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, falënderoi Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Sazan Ibrahimi, dhe shprehi gatishmërinë bashkëpunim të suksesshëm mes dy institucioneve për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në Komunat e Kosovës dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve. /2LONLINE/