• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
N'rrjet Politikë

Krasniqi: Është shqetësuese se si çdo ditë të rinj të talentuar e me potencial si dhe profesionistë të shumtë po e braktisin vendin

Redaksia 2LONLINE 22 Shkurt, 2023 3 min
 Krasniqi: Është shqetësuese se si çdo ditë të rinj të talentuar e me potencial si dhe profesionistë të shumtë po e braktisin vendin

“Është shqetësuese si çdo ditë të rinj të talentuar e me potencial, si dhe profesionistë të shumtë, po e braktisin vendin në mungesë të sigurisë dhe garancës për një të ardhme prosperuese”.

Kështu është shprehur, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i cili  ka qëndruar sot në Gjilan ku ka takuar familjet Arifi, Ramadani dhe Sinani, fëmijët e të cilëve kanë emigruar në shtetet e Evropës në kërkim të një të ardhmeje më të mirë jashtë vendit.

Postimi i plotë:

Në lagjen Arbëria të Gjilanit, takova familjet Arifi, Ramadani dhe Sinani. Përveç se janë fqinj, ata ndajnë fatin e njëjtë të largimit të fëmijëve të tyre nga Kosova, të cilët kanë emigruar në shtetet e Evropës, duke kërkuar një të ardhme më të mirë jashtë vendit.

Gjatë këtyre dy viteve, dy djemtë e Ramadan Arifit kanë emigruar në Slloveni, ndërsa i treti sot kishte marrë përgjigjen pozitive nga Ambasada e këtij shteti për vizë pune. Njëri djalë i Sadik Ramadanit, që është edhe prind dëshmori, ka emigruar në Itali, ndërsa i vetmi djalë i Arif Sinanit në Gjermani, për shkak të pasigurisë në punësim, mungesës së perspektivës dhe zhgënjimit me qeverisjen pa vizon e pa drejtësi.

Është shqetësuese si çdo ditë të rinj të talentuar e me potencial, si dhe profesionistë të shumtë, po e braktisin vendin në mungesë të sigurisë dhe garancës për një të ardhme prosperuese.

Andaj, misioni ynë është të zhvillojmë shtetin tonë, ku të rinjtë të kenë të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen këtu, të ngrisim nivelin e zhvillimit ekonomik duke krijuar vende të reja pune e me paga dinjitoze, si dhe të investojmë për arsim dhe shëndetësi të qëndrueshme.

Kjo është beteja që duhet ta bëjmë 15 vjet pas pavarësisë, që Kosova të mos zbrazet. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të angazhohet për të arritur këtë synim. Bashkë, do ta kthejmë shpresën dhe besimin në Kosovë!  /2LONLINE/

Etiketa:Gjilan Memli Krasniqi Partia Demokratike e Kosovës PDK
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

25 Mars, 2023

Arrestohet për veprën penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

24 Mars, 2023

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

24 Mars, 2023

Një nxënës, një dollap

24 Mars, 2023

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës konfiskohen 18 patentë shofer

24 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com