Është festë, e në festë njeriu shpërfaqë ndjenja gëzimi dhe krenarie, por dosido reflekton edhe ndjenjë dhimbjeje për ata që nuk janë sot për të festuar bashkë me ne. Po ata e bënë Kosovën, e bënë Shqipërinë me gjakun e tyre për ti dhënë dritë këtij vendi, për ti dhënë udhë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës!
Shkruan: Shefik Surdulli
Hisen e vet për këtë festë e kanë shumë veprimtarë, atdhetarë e patriotë, edhe të Gjilanit, të cilët mbijetuan me mundin e sakrificën e tyre në rrugëtimin e rëndëtë lirisë.
Gjilani sot e pati nderin dhe privilegjin t’i shpallë qytetarë nderi tre prej tyre, nga shumë syresh që janë meritor për ktë ditë.
Hasan Mala, Afrim Kqiku dhe Hafiz Gagica, tri personalitete tona të respektuara, ishin emra të përveqëm sot në ktë ditë të veçantë feste për Gjilanin, që e bënë më madhështore Festën e Pavarësisë.
Kuvendi Komunal iGjilanit, respektivisht kryetari i Komunës, z.Lutfi Haziri me këtë rast, i shpalli ata sot, QYTETARË NDERI, për kontribut të veqantë, që secili prej tyre në periudha të ndryshme e ka dhënë për vendin.
Hasan Mala, vëllai i heroit Raxhep Mala, tashmë është i njohur në dimenzionin e veprimtarëve, patriotë të mëdhenj të lëvizjeve kombëtare për çlirimin e Kosovës, me aktivitet tëshumfishtëatdhetar, i përfshirë me gjithë familjen, brenda dhe jashtë vendit.
Edhe veprimtari Hafiz Gagica, është emër i njohur për nga kontributi që ka dhënë përmes aktivitetit të tij të bujshëm politik, sidomos në diasporë.
Por, është edhe një emër i një dimenzioni tjetër veprimtarësh meritorë,të cilin komuna e Gjilanit kurrsesi nuk ka bëta anashkalojë edhe më tutje.
Afrim Kqiku është ai, i cili në baza vullnetare (pa asnjë kompenzim), gjatë tërë periudhës së gjatë e të rëndë, që nga viti 1988 (prej kur e njoh unë), përkundër të gjitha rreziqeve që për çdo ditë mund të ishin fatale për te dhe familjen e tij,përveç aktiviteteve tjera, nuk u ndal asnjëherë, për të zënë me syrin e tij prej fotografisti të guximshëm, professional e besnik, secilën ngjarje të rëndësishme dhe jashtëzakonisht të vlefshme për lëvizjet shqiptare që ishin brenda plaformës politike -kombëtare, ushtarake, kulturore, sportive e humanitare, në Gjilan dhe përtej.
Fotografitë e tij, atëbotëkishin depërtuar edhe deri te mediumet prestigjioze botërore (CNN, NEYORK-TIME, e të tjera të rëndësishme në Europë), të cilat senzibilizuan botën demokratike, për dhunën e terrorinshfarosës serbëqë po bëhej mbi shqiptarët.
Fotografisti Afrim Kqiku – “FotoFari”, është një enciklopedi në vete, një arkivë e vlefshme dhe e madhe, i cili si i tillë vazhdon të jetëedhe sot.