• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj shpallet Qytetar Nderi i Bashkisë së Matit në Shqipëri

Redaksia 2LONLINE 15 Mars, 2023 4 min
 Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj shpallet Qytetar Nderi i Bashkisë së Matit në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është shpallur qytetar nderi i Bashkisë së Matit në Shqipëri. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore nga kryetari Bashkisë së Matit zoti Agron Malaj, Ministrit Mehaj ju dha titulli “Qytetar nderi”, për kontributin e tij personal në misionet e FA të Shqipërisë si dhe kontributin e tashëm si Ministër i Mbrojtjes në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive të mbrojtjes si dhe dy ushtrive të vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas fjalëve falënderuese Ministri Mehaj e përmendi faktin e rëndësishëm që lidhet me qytetin e Burrelit dhe bashkinë e Matit duke theksuar se:

“Në krye të luftës tonë çlirimtare ishte komandanti Legjendar Adem Jashari, ai dhe shumë ushtarë të UÇK-së u stërvitën në Shqipëri, konkretisht në Burrel dhe derisa po vija rrugës e ndjeja se po i afrohesha komandantit tonë, po i afrohesha burimit të përgatitjes e organizimit të UÇK-së, qarkut të Bashkisë Mat, po i afrohesha Burrelit.

Siç kam deklaruar në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kur pranova medaljen nga shefi i shtabit të përgjithshëm të FARSH, z. Xhemail Gjunkshi që:”Unë jam nga Kosova dhe dashurinë për vendlindjen, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e kam të shenjtë. Unë i përulem me shpirt e zemër flamurit kombëtar”, këtë e them edhe sot këtu para jush.

Rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetësisë ka kaluar pikërisht përmes jush, përmes këtij vendi ku jemi sot. Sot 25 vite pas, jemi sërish këtu në këtë vend me të cilin e kaluara dhe e ardhmja jonë është e lidhur ngushtë.

Në emrin tim dhe në emër të shqiptarëve të Kosovës, ju falënderoj përzemërsisht. Atë që keni bërë për ne, nuk e harrojmë asnjëherë

Për fund, dua t’iu përgëzoj për punën që keni bërë dhe po bëni në shërbim të qytetarëve këtu, në përmirësimin e jetës dhe kushteve të tyre.

Uroj që t’iu shërbejmë më përkushtim dhe përulësi gjithmonë sepse këta njerëz meritojnë shumë.

Vizitojeni sa më shumë dhe sa më shpesh Kosovën, ne ju presim me krahë të hapur gjithmonë.

Faleminderit të gjithëve, është vërtetë nder për mua që më keni dhënë titullin “Qytetar nderi”. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Armend Mehaj Bashkisë së Matit Ministri i Mbrojtjes Qytetar nderi rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro 2024

25 Mars, 2023

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

25 Mars, 2023

Ngacmimet dhe dhuna seksuale nuk kanë vend në shoqërinë tonë

24 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com