DYLON

Thyejnë kioskën, vjedhin cigare

Thyejnë kioskën, vjedhin cigare
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije për një “Vjedhje e rëndë” në Viti, ku hajnat kanë thyer një kioskë dhe kanë vjedhur cigare.

Duke folur për rastin, zëdhënësi Hashani ka thënë se ankuesi, ka raportuar në stacionin policor të Vitisë se persona të panjohur kishin thyer xhamin e një kioske në rrugën “Adem Jashari”, në Viti nga ku besohet se kishin vjedhur disa lloje të ndryshme të cigareve, sipas deklaratës së ankuesit në vlerë rreth 400€.

“Polica e Kosovës njësitet e hetimeve në Viti, kanë arritur që ti lokalizojnë dhe arrestojnë tre të dyshuar që të gjithë shqiptarë, shtetas të Kosovës. Një femër (1998) dhe dy të mitur, te të cilët gjatë intervistimit janë gjetur prova të qëndrueshme se ata janë të involvuar në rastin e vjedhjes. Njësiti i hetimeve ka konfiskuar disa pako të cigareve të llojeve të ndryshme nga të dyshuarit dhe i janë dorëzuar pronarit legjitim”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena

Sipas tij, me urdhër të prokurorit e dyshuara ndalohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, kurse ndaj dy të dyshuarve të mitur lënda procedohet në procedim të rregullt .Rasti i referohet Prokurorisë Themelore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.