Kosovarët pushtojnë majën Kilimanxharo për nder të 10-vjetorit të pavarësisë

Kosovarët pushtojnë majën Kilimanxharo për nder të 10-vjetorit të pavarësisë

“Tashmë jemi në majën më të lartë në Afrikë, që ka një lartësi 5.895 metra, ku kemi arritur për të ngritur flamurin e Kosovës, në 10-vjetorin e pavarësisë së shtetit”, thotë Tahir Ibrahimi, njëri nga anëtarët e grupit.

Shkruan: ILMI MUSLIU

Një grup kosovarësh janë nisur javën e kaluar për të pushtuar Kilimanxharon, për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së shtetit të tyre. Në një ekip prej pesë vetash, tre prej tyre janë Tahiri me emër ose mbiemër.Ata tashmë kanë arritur në njërën ndër majat më të larta në botë, e cila gjendet në Tanzani, Afrikë.

Ekipi përbëhet nga MensurGashi (udhëheqës i grupit), Smajl Kuqi, RidvanTahiri, Ilir Tahiri e Tahir Ibrahimi, të cilët vijnë nga treva të ndryshme të Kosovës, si Drenica, Prizreni, Peja e Gjilani.

Tahir Ibrahimi (1987) nga Gjilani, thotë se prej dy vitesh e më shumë merret me bjeshkatari dhe alpinizëm dhe deri më tani ka shkelur majat më të larta nëKosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mali të Zi, me shoqatën “Shkëmbi” nga Prishtina.

“Tani kemi arritur në majën më të lartë në Afrikë, që ka një lartësi 5.895 metra, për të ngritur flamurin e Kosovës, në 10-vjetorin e pavarësisë së shtetit”, thotë ai.

Ndonëse ky është udhëtimi i tij i parë në një lartësi kaq të madhe, ai ka besuar se do t`ia dalë me sukses. “Motivi është një shtytje më tepër për të realizuar qëllimin tonë si ekip”, thotë ai, ndërkohë që nuk i fsheh as ëndrrat personale për të ardhmen.

“Qëllimi im i ardhshëm është pushtimi i majave tjera edhe më të larta”, thotë Ibrahimi, derisa tashmë ndodhet e ka mposhtur sfidën e quajtur Kilimanxharo, bashke me Gashin, Kuqin dhe dy Tahirët tjerë, Ilrin (po ashtu nga Gjilani) dhe Ridvanin.

“Kjo ishte sfida e parë më serioze për mua, por jam i kënaqu që ia dola. Isha i përgatitur për t`ia dalë. Motivi mëdha zemër për të arritur këtë dhe maja tjera edhe më të larta në botë”, thotëai.
Përndryshe udhëtimi ka nisur nga Prishtinë për në Turqi dhe tutje deri në Tanzani, më 13 shkurt, për t`u finalizuar më 17 shkurt, në majën Kilimanxharo.

Gjatë rrugës ata kanë qëndruar në kampet Horombo, Mandaro, Kibo e të tjerë

Kilimanxharo është mali më i lartë në Afrikë. Gjendet në verilindje të Tanzanisë, në kufi me Keninë.

Tanzania e ka njohur Republikën e Kosovës në vitin 2013.

KOMENTE