Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës në Komunën e Kamenicës, pas thirrjes publike për aplikim për subvencione ka shpallur listën e bizneseve individuale përfituese.
Sipas komisionit të formuar për vlerësimin e aplikacioneve, 129 biznese individuale kanë përfituar në bazë të plotësimit të kritereve të vendosura nga komisioni.
Shuma e cila është ndarë për subvencionimin e bizneseve individuale është 64 mijë e 500 euro, ndërkaq në linkun më poshtë gjeni listën e përfituesve.
LINKU I PËRFITUESVE TË SUBVENCIONEVE:
https://kk.rks-gov.net/…/2020/11/27993_27112020143031.pdf