Ansambli “Gjilani” fitues i çmimit të parë në Festivalin “N’Konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe”

Ansambli “Gjilani” fitues i çmimit të parë në Festivalin “N’Konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe”

“Ansambli “Gjilani”, në Festivalin e këngës popullore ” N’KONAK TE RAHOVECIT KENGA SHQIPE NA BASHKON” u shpall fitues i çmimit të parë, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Gjithashtu mori edhe çmimet si:
Orkestra më e mirë
Qemajl Musliu, Solisti më i mirë
Arber Maliqi, Solisti me paraqitjen skenike më të mirë
Elona Sadiku dhe Lumturije Shabani— Dueti më i mirë

Nehat Ferati, kryetar i Ansamblit “Gjilani”, bëri me dije se ky ansambël u paraqit me një potpuri këngësh nga: Remzi Leka, Qemajl Musliu, Adnan Leka, Afrim Haziri, Nehat Ferati, Meti Maloku, Elonë Sadiku, Lumturije Shabani, Eronitë Qerimi, Eroll Ahmeti dhe Arbër Maliqi, të përzgjedhur nga Murat Ismajli.

“Në emër të Ansamblit falënderojmë të gjithë pjesëtarët e Ansamblit për kontributin dhe angazhimin e tyre të pa kursyer. Gjithashtu falënderojmë organizatoret Prof. Naser Dula dhe Muharrem Morina për bujarinë dhe pritjen e jashtëzakonshme, shpresojmë qe ky festival me shumë vlera të vazhdojë traditën në kultivimin e këngës popullore. Gjithashtu falënderojmë institucionet komunale, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport për mbështetjen, duke shpresuar qe përkrahja do të vazhdoje në kultivimin e vlerave të mirëfillta kulturore”, ka thënë ferati. /2LONLINE.com/

KOMENTE