DYLON

KKSHM: Situata me pandeminë në komunën e Vitisë vazhdon të jetë nën kontroll

KKSHM: Situata me pandeminë në komunën e Vitisë vazhdon të jetë nën kontroll
Avatar photo Redaksia

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Viti,  në mbledhjen e mbajtur sot, ka analizuar situatën momentale epidemiologjike, ku është raportuar edhe për rastet e reja në komunën e Vitisë. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka bërë të ditur se në këtë komunë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 16 të shëruar dhe 5 raste të reja pozitive.

Që nga 13 marsi e deri më sot, Vitia ka pasur 828 raste pozitive me COVID-19, ndërsa aktiv kemi 135 raste. Momentalisht janë 10 të hospitalizuar, por është shpresëdhënëse se numri i rasteve active është në rënie, kurse rasteve të shëruara është në ngritje”, tha kryetari Haliti.

Ai poashtu vlerësoi se është duke u menaxhuar suksesshëm gjendja me pandeminë, ndërkohë që ka ripërsëritur se komuna e Vitisë, që nga fillimi i përhapjes së Covid-it në Kosovë, ka ofruar shërbime falas në Qendrat mjeksore për pacientët që kanë qenë të prekur nga ky virus.

EkoHigjiena

Komandanti i stacionit policer në Viti, kapiten Afrim Halili, ka njoftuar se situata në respektim të masave është mesatarisht e kënaqshme.

Poashtu, ai ka theksuar se policia nuk ka hasur në vështirësi sa I përket zbatimit të masave, konkretisht gjatë orëve të mbrëmjes, por se ka pasur edhe gjoba pë rata që nuk kanë respektuar masat e kufizimit të qarkullimit gjatë asaj kohe. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.