Disa nga kampionatet evropiane kanë përfunduar shkaku i përhapjes së koronavirusit. Franca, Holanda apo Belgjika e morën këtë vendim që mos të vazhdojnë kampionatet.
Por, në disa shtete të tjera të Evropës po këmbëngulet vazhdimi i kampionateve, pasi në këtë mënyrë skuadrat do t’i shmangen humbjeve më të mëdha financiare.
Zvicra është shteti i fundit që vendosi që të rikthehet kampionati më 8 qershor.Ndërkohë së fundmi vendim për tu rikthyer në fushë kanë marrë edhe polakët (27 maj) dhe danezët (29 maj).
Qeveria italiane ka lejuar që të zhvillohen stërvitjet dhe atë që nesër. Skuadrat pritet të grumbullohen dhe të fillojnë stërvitjet, fillimisht individualisht e më pas edhe grupore.
Ende nuk ka një vendim të prerë nga dy ligat e mëdha evropiane, angleze dhe spanjolle.