DYLON

“Intelektualët” e Dritës nuk i ndal as virusi, publikojnë këngën e re

“Intelektualët” e Dritës nuk i ndal as virusi, publikojnë këngën e re
Avatar photo Elife Sherifi

Pandemia botërore COVID-19 ka heshtur botën, duke ndaluar e kufizuar aktivitete e veprimtari të ndryshme, ndërsa e ka prekur edhe futbollin vendor e ndërkombëtar.

Derisa, kampionatet evropiane po e mendojnë rikthimin, UEFA si shtëpia më e madhe e futbollit evropian nuk ka marrë një vendim të përbashkët për të gjitha ligat, shkruan 2LONLINE.com.

Si rrjedhojë, nuk dihet kur do të rinisë kampionati i Kosovës, apo do të mbyllet në këtë fazë.

EkoHigjiena

Megjithatë, tifozët e klubit gjilanas, Drita, “Intelektualët” edhe përgjatë kësaj kohe kanë qenë aktiv e kreativ.

Fillimisht, ata realizuan fushatën ‘Rri n’shpi bardh e kaltër’, duke e stolisur qytetin e Gjilanit me flamuj e mbishkrime me ngjyrat e klubit, ndërsa së fundmi kanë publikuar një këngë të re.

Duket se “Intelektualët” e mirëpresin fillimin e kampionatit dhe për këtë kanë përgatitur edhe këngën e re.

Drita është në pozitën e dytë tabelare, vetëm një pikë pas Ballkanit.

https://www.facebook.com/1998intelektualet/videos/1025698647831076/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.