DYLON

Ministri Maqedonci priti në takim homologun e tij nga Italia, ministrin Crosetto

Ministri Maqedonci priti në takim homologun e tij nga Italia, ministrin Crosetto
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ceremoni zyrtare, të shoqëruar nga togu ceremonial i FSK-së, sot priti në takim  homologun e tij nga Italia, ministrin Guido Crosetto. Po ashtu, në këtë takim ishte zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, drejtori i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Siguri, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Në këtë takim miqësor, u bisedua rreth situatës së sigurisë në vend, si dhe format se si mund të zgjerohet bashkëpunimi në fushën e shkollimit si dhe trajnimit të ushtarakëve, e po ashtu në fushën e industrisë së mbrojtjes. Me këtë rast, ministri Maqedonci kërkoi mbështetjen e Italisë në proceset për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, ku ministri Crosetto konfirmoi mbështetjen e pakursyer të Italisë. Të dy u dakorduan se  Integrimi i Ballkanit në BE dhe në NATO do të krijonte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme.

EkoHigjiena

Ministri Maqedonci e falënderoi homologun e tij, për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke qenë shteti me pjesëmarrjen më të madhe të trupave në kuadër të misionit të KFOR-it. Po ashtu, delegacioni italian u njoftua rreth mbështetjes që Kosova është duke i ofruar Ukrainës, përmes ofrimit të trajnimeve dhe dhurimit të automjeteve taktike e municioneve që pritet të dërgohen së shpejti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.