DYLON

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në vizitë Gjenerallejtënant Vito Ferrara

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në vizitë Gjenerallejtënant Vito Ferrara
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot delegacionin italian të udhëhequr nga gjenerallejtënant Vito Ferrara, Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Mjekësisë Ushtarake të Ushtrisë Italiane.

Gjatë takimi, mes të tjerash, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy ushtrive, veçanërisht në fushën e mjekësisë ushtarake me fokus të veçantë në fushën e trajnimeve dhe specializimeve, shkëmbimin e personelit mjekësor, dhe fusha të tjera relevante.

EkoHigjiena

Të dyja palët u pajtuan për bashkëpunim të mëtejshëm, përfshirë mundësitë për bashkëpunim në fushën e mjekësisë ushtarake në mekanizmat që udhëhiqen nga Forcat e Armatosura të Italisë.

Qëllimi i vizitës së delegacionit italian është ngritja e bashkëpunimit në fushën e mjekësisë ushtarake mes dy ushtrive, e cila bëhet në bazë të planit bilateral mes dy vendeve tona. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.