Duhanpirësit do të duhet të shfrytëzojnë edhe ditët e fundit, para se rregullorja të hyn në fuqi. Prej 1 qershorit 2019, nuk do të jetë e mundur të pihet duhan në trenat në Zvicër.
Cigaret gjithashtu janë të përfshira në ndalimin e ri, që nis në muajin e ardhshëm, shkruajnë mediat zvicerane.
Kjo është përkrahur edhe nga pasagjerët, ku tre të katërtat e të anketuarve ishin në favor të ndalimit.
Disa zona do të caktohen për duhanpirësit, sipas zëdhënësit të Swiss Rail, Frédéric Revaz.