DYLON

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për përballjen me Zvicrën 

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për përballjen me Zvicrën 
Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para përballjes me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.

Stërvitja e fundit ka kaluar në humor të mirë të futbollistëve, të cilët presin që me përkrahjen e fuqishme të tifozëve “Dardanët” nga tribunat dhe me maksimumin e gjithsecilit në fushën e lojës të arrijnë marrin rezultat pozitiv kundër favoritit të grupit, Zvicrës, në një ndeshje që pritet të jetë e vështirë, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

EkoHigjiena

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për të qenë në dispozicion të përzgjedhësit, Primozh Gliha, i cili në konferencën për media nuk ka dashur të japë hollësi sa i përket formacionit dhe as mënyrës se si do të luajë Kosova në këtë ndeshje të rëndësishme, njofton FFK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.