DYLON

Shteti pa zbatim të ligjeve i kthyer në anarki!

Shteti pa zbatim të ligjeve i kthyer në anarki!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Florim Zeqa

Në kohën kur gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë standard i jetës së politikanëve, thënja e së vërtetës është akt revolucionar, pasi askush nuk është më i rrezikuar dhe urryer sesa ai që e thotë të vërtetën!

EkoHigjiena

Politikanët gënjeshtarë kronik dhe patologjik

Përvoja e tri dekadave të pluralizmit politik na ka mësuar se dryshimin politik në një vend nuk e sjellin partitë e skenës politike parlamentare dhe as elitat politike, përkatësisht kryetarët e partive politike, por e sjellë populli, e sjellin forcat progresive intelektuale dhe atdhetare të shoqërisë sonë.

Gënjeshtarët janë të llojeve dhe niveleve të ndryshme, por më të sofistikuarit dhe më të paskrupullt janë gënjeshtarët e fushës së politikës, të cilët në kohë të fushatave zgjedhore i përdorin të gjitha mjetet propagandistike për mashtrimin dhe grabitjen e votës së qytetarëve.

Pra, gënjeshtarët më kronik dhe patologjik i kemi në fushën e politikës, dhe atë në të gjithë krahët e politikës, të cilët, të njëjtat gënjeshtra i përseritin nga njëra palë zgjedhje në tjetrën dhe pa u skuqur fare para qytetarëve të vendit.

Pra, politikanët e papërgjegjshëm gënjeshtrën e kanë kthyer në filozofi të mashtrimit të qytetarëve, popullin në subjekt të mashtrimit, ndërsa pushtetin në mjet të pasurimit të tyre.

“Lufta” e humbur kundër pirjes së duhanit në hapsirat publike

Ligji Nr. 04/L-156, i datës 04 prill 2013 kundër pirjes së duhanit në hapsirat publike i miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, jo vetëm që nuk respektohet, po injorohet në tërësi nga pronarët e lokaleve dhe qytetarët.

Edhe pse po bëhen 11 vite nga miratimi i ligjit kundër pirjes së duhanit në hapsirat publike, ligji nuk u respektua pothuajse asnjëherë nga asnjë qeveri, përjashto periudhat “vetëdijësuese” disa javore, ku zakonisht pas disa javësh inspektim e mbikëqyrje, duhani gjithmonë kthehej në hapsirat publike.

Përgjatë pushimeve trejavor në vendlindje, fati e deshti që disa herë të jemë prezent në disa nga lokalet e kryeqytetit, në qytetin tim të lindjes dhe shumicës së qyteteve anë e mbanë Kosovës.

Kudo që hyra në lokalet publike e gjeta tym e mjegull të shkaktuar nga duhanpirësit aktiv. Por, e keqja e madhe është se pasojat e tymosjes i vuajnë duhanpirësit pasiv, të cilit e thithin tymin e kontaminuar, të dalë nga goja dhe hundët e duhanpirësve aktiv.

Situata e krijuar në lokalet publike të krijon përshtypjen e një anarkie totale, pasi nuk funksionon ligji dhe mungon prezenca e inspektorëve shtetëror dhe lokal në vend të ngjarjes ku ndodhin abuzimet e mëdha me ligjin në fuqi kundër pirjes së duhanit.

Kur dikush dëshiron të shpreh atë që ndjen dhe dëshiron, por nuk mundet, ngase nuk e lejojnë të tjerët është krim! Këtë realitet të hidhur e kuptova krejt rastësisht nga biseda me një mik timin gjatë pushimeve në vendlindje. Rrëfimet e mikut ishin aq prekëse dhe tronditëse, saqë gjatë dëgjimit të tregimeve më rrënqethej trupi nga trishtimi nga perjetimet e mikut.

Shteti pa zbatim të ligjeve kthehet në anarki, ndërsa demokracia në diktaturë! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.